SHOKUESE! Pas HUMBJES serbët kërkojnë të merret vendimi drastik kundër Dua Lipës: Të NDALOHET… – AlpeGossip
SHOKUESE! Pas HUMBJES serbët kërkojnë të merret vendimi drastik kundër Dua Lipës: Të NDALOHET…

SHOKUESE! Pas HUMBJES serbët kërkojnë të merret vendimi drastik kundër Dua Lipës: Të NDALOHET…

Triumfimi i Zvicrës mbrëmjen e djeshme kundër Serbisë ka ngjallur zemërimin e kësaj të fundit, sidomos në lidhje me gjestin e shqiponjës që bënë dy futbollistët me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka. Ata ishin autorët e dy golave spektakolarë dhe e feston këtë me simbolin e shqiponjës dy krenare.

Veprimi i tyre preku zemrat e mbarë popullit shqiptar dhe të gjithë iu bashkuan gëzimit të fitores së Zvicrës. Madje edhe këngëtaret me origjinë shqiptare Dua Lipa dhe Rita Ora reaguan ndaj kësaj fitore të madhe të djemëve shqiptarë.

Dua Lipa po e ndiqte ndeshjen dhe në momentin që janë shënuar golat ajo ka publikuar në Instastory një video teksa djemtë shihen duke bërë simbolin e shqiponjës me dorë. Madje e shoqëroi këtë postim edhe me flamurin e Kosovës dhe të Shqipërisë.

Mirëpo ky veprim i Dua-s, sipas “Gazetës Express”, nuk është pritur aspak mirë nga ana e popullit serbë dhe një nga këngëtaret e famshme serbe, Goca Tržan e revoltuar ka bërë një postim në Twitter, ku kërkon që të ndalohen të gjitha këngët e Dua Lipës në radiostacionet serbe.

 

Mendimit të këngëtares serbe i janë bashkuar edhe shumë figura të tjera të njohura, si dhe shumë fansa të saj, të cilët kanë kërkuar njëzëri që ky vendim të zbatohet.

Megjithatë mes tyre ka pasur edhe nga ata që kanë komentuar se Dua Lipa nuk ka faj për humbjen e Serbisë.