Rrëzëllitëse nga dashuria! Afërdita Dreshaj çmend rrjetin me FOTON seksi nga muaji i mjaltit – AlpeGossip
Rrëzëllitëse nga dashuria! Afërdita Dreshaj çmend rrjetin me FOTON seksi nga muaji i mjaltit

Rrëzëllitëse nga dashuria! Afërdita Dreshaj çmend rrjetin me FOTON seksi nga muaji i mjaltit

Afërdita Dreshaj kurorëzoi dashurinë me hokeistin çek, Jakub Kindl më 29 qershor, në një ceremoni madhështore në Miami, Florida mes miqve dhe familjarëve.

Pas përfundimit të dasmës, Afërdita u surprizua nga bashkëshorti i saj duke u nisur menjëherë për muajin e mjaltit drejt ishujve Karaibe, më konkretisht në Saint Lucia.

Bukuroshja shqiptare duket se po i shijon ditët e ëmbla të muajit të mjaltit. Së fundmi, ajo ka postuar një foto në “Instagram”, ku shfaqet super seksi në forma të shkëlqyera fizike, e veshur me bikini teksa pushon buzë detit.

Këngëtarja nuk ka nguruar të provojë edhe sporte ekstreme, konkretisht “zip line”, teksa shfaqet duke rrëshqitur nga pema në pemë. Afërdita është shprehur për ndjekësit se e ka shijuar shumë këtë eksperiencë.