Aktorja e “Portokalli” fjalë zemre për të birin: Çdo arritje në jetë ta dedikoj vetëm ty… (FOTO) – AlpeGossip
Aktorja e “Portokalli” fjalë zemre për të birin: Çdo arritje në jetë ta dedikoj vetëm ty… (FOTO)

Aktorja e “Portokalli” fjalë zemre për të birin: Çdo arritje në jetë ta dedikoj vetëm ty… (FOTO)

Delinda Disha gjithmonë ka spikatur në spektaklin e humorit ‘Portokalli’ me rolet e saj. Por përveç humorit, Delinda ka filluar ta provojë veten edhe në zhanre të tjerë. Së fundmi aktorja ka qenë pjesë e projektit ‘Rewind’ një vepër artistike, në të cilën ndërthurej baleti dhe aktrimi. Ashtu si çdo herë tjetër, Delinda ja doli mbanë mjaft mirë duke nxjerrë në pah të gjithë shpirtin e saj artistik. Por të gjitha arritjet në jetë, aktorja ja dedikon një personi të vetëm, të voglit të saj Dasantin.

Ajo ka publikuar në fotografi të djalit në ‘Instagram’ dhe i ka dedikuar disa fjalë zemre. “Je dashuria ime. Je jeta mamit. Je më i shtrenjti i jetës sime. Çdo sukses në jetë, çdo arritje në jetë veç ty ta dedikoj. Je im bir edhe pse je kopje e babit. Të dua Dasantini im”, – ka shkruar aktorja.