Na ka thënë se është beqare! Xhesika Berberi sapo shprehu dëshirën më të ”çuditshme” në Instagram (FOTO) – AlpeGossip
Na ka thënë se është beqare! Xhesika Berberi sapo shprehu dëshirën më të ”çuditshme” në Instagram (FOTO)

Na ka thënë se është beqare! Xhesika Berberi sapo shprehu dëshirën më të ”çuditshme” në Instagram (FOTO)

Xhesika Berberi është konsideruar shpesh si Gigi Hadid shqiptare dhe me të drejtë pasi ngjashmëria e saj me modelen me famë botërore është shumë e madhe… Gjithsesi, sot nuk do të flasim për këtë gjë, por për një dëshirë të papritur që ajo ka shprehur në Instagram, krahas një fotoje shumë të bukur.

Modelja ka qenë shumë aktive kohët e fundit në Instagram dhe shkak për këtë janë bërë një sërë ngjarjesh, duke filluar që nga festa e beqarisë së Afërdita Dreshajt, e më pas ditëlindja e saj, të cilat u komentuan shumë nga mediat online.

Po ashtu edhe ditën e sotme, Xhesika, ka postuar një foto e cila me siguri do të komentohet nga mediat rozë, bëhet fjalë për një dëshirë të saj.

“Dua një bebe”, ka shkruar modelja si mbishkrim të një fotoje që ka postuar së fundmi në Instagram.

Mesa duket Berberi ka filluar të mendojë për diçka serioze tashmë, por një pikëpyetje kemi ne, kush do jetë i dashuri i modeles sepse ajo akoma nuk ka treguar asgjë lidhur më këtë çështje?

Gjithçka mbetet për tu parë në vazhdim, ndërkohë më poshtë mund të shihni foton që ajo ka postuar.