Katia u bë e njohur në Shqipëri nga bashkëpunimi me Sabianin. Kënga e tyre “Më thuaj të dua” u kthye në hit në vitet 2000. Megjithatë që prej asaj kohe askush nuk e pa më Katian pasi Sabiani nuk bëri një bashkëpunim tjetër me të. Katia është këngëtare bullgare e cila e fitoi suksesin në vitin 1999. Prej kohësh ajo ka hequr dorë nga muzika për t’ju përkushtuar familjes pasi është bërë nënë e një vajze.
Për Katian dihet shumë pak pasi ajo ka preferuar të mos jetë aktive as në rrjetet sociale. Edhe prononcimet e saj në media janë të pakta.
Por më poshtë ju sjellim disa foto të saj të viteve të fundit për të parë ndryshimin që ka pësuar.