Ardit Gjebrea zbulon surprizën e madhe të emisionit “E Diela Shqiptare”: Do të ndërtohet një… – AlpeGossip
Ardit Gjebrea zbulon surprizën e madhe të emisionit “E Diela Shqiptare”: Do të ndërtohet një…

Ardit Gjebrea zbulon surprizën e madhe të emisionit “E Diela Shqiptare”: Do të ndërtohet një…

Emisioni “E Diela Shqiptare” është një ndër programet më të ndjekura nga shqiptarët, që me rubrikat interesante na mban të mbërthyer pas ekranit çdo të diel. Mirëpo me nisjen e sezonit të ri sikurse edhe është paralajmëruar, “E diela Shqiptare” do të ndryshojë skenografinë e saj.

Ardit Gjebrea nëpërmjet një fotoje të publikuar në Instagram ka lajmëruar ndjekësit e tij se tashmë kanë nisur punimet për studion e re.

“Po fillon një studio e re të ndërtohet. ‘E Diela Shqiptare’ në sezonin e ardhshëm, me shtëpi të re”, shkruan Ardit Gjebrea.

Ky ndryshim i studios së emisionit “E Diela Shqiptare”, vjen pas 10 vitesh dhe do të bëhet nga profesor Gaetano Castelli.

Disa muaj më parë një burim zbuloi për “iconstyle.al” se skenografia e re e spektaklit do të jetë shumë teknologjike, ku baza do të jetë ndriçimi dhe ndriçimi.

Gjithçka do të riformatohet tek “E diela Shqiptare”, që nga skenografia e deri tek rubrikat, ndërsa të njëjtë do të mbeten pa dyshim publiku dhe Ardit Gjebrea.

Surprizat e shumta që na presin tek emisioni “E diela Shqiptare” do të zbulohen në muajin shtator me nisjen e sezonit të ri.