DITËLINDJA E 26-të E SELENA GOMEZ/ Dalin pamjet nga festa luksoze në jaht… (FOTO) – AlpeGossip
DITËLINDJA E 26-të E SELENA GOMEZ/ Dalin pamjet nga festa luksoze në jaht… (FOTO)

DITËLINDJA E 26-të E SELENA GOMEZ/ Dalin pamjet nga festa luksoze në jaht… (FOTO)

Viti 2017-të ka qenë mjaft i vështirë për këngëtaren Selena Gomez. Gjatë verës së vitit të kaluar ajo kreu një operacion mjaft të vështirë në veshkë dhe kjo ndryshoi tërësisht mënyrën se si Selena mendonte për jetën e saj. Një ndodhi tjetër e pakëndshme në jetën e saj është edhe ndarja e saj nga Justin Bieber dhe fejesa e tij me modelen Haily Baldwin.Ditën e djeshme, ajo ka festuar 26-vjetorin e lindjes dhe ka treguar se tashmë që çdo e keqe ka kaluar ndihet shumë e lumtur.

“Kur Selena reflekton për ditëlindjen e saj ndihet e lumtur për shëndetin dhe që është gjallë, duke qenë se pak kohë më parë këtë gjë nuk ja premtonte askush”, – ka thënë një burim i afërt pran këngëtares për ‘Hollywood Life’. Në ditën më speciale, Selena është surprizuar nga miket e saj të cilat i kanë përgatitur një festë në jaht.

Të gjitha vajzat kanë festuar me shampanjë, ëmbëlsira dhe kanë shijuar momentet e bukura me njëra-tjetrën. Selena ka publikuar ditën e sotme fotografi nga festa dhe ka treguar se është shumë mirënjohëse ndaj mikeve dhe të gjithë personave që e kanë uruar.