Modelja Bella Hadid ka konfirmuar rikthimin me të dashurin e saj The Weeknd me anë të një postimi në rrjetin social Instagram.
Në një prej postimeve, ajo iu referua të dashurit “Muzë përgjithmonë”. Gjërat kanë ndryshuar për mirë mes ciftit, i cili pësoi një ndarje vitin e kaluar sepse këngëtari shijoi lidhjen me Selena Gomez.
Ata janë fotografuar duke u puthur në festivalin e Kanës në maj, por ende nuk kanë dalë publikisht për të konfirmuar romancën.