Kristela Gjoka rikthehet, shfaqet për herë të parë me bikini… (FOTO) – AlpeGossip
Kristela Gjoka rikthehet, shfaqet për herë të parë me bikini… (FOTO)

Kristela Gjoka rikthehet, shfaqet për herë të parë me bikini… (FOTO)

Martesa dhe ndarja me Nogën e kthyen Kristela Gjokën në një nga vajzat më të komentuara të showbizit, jeta private e të cilës ishte gjithnjë në qendër të vëmendjes së mediave. Pas ndarjes së bujshme, Kristela për muaj të tërë u zhduk duke preferuar mos të ishte në vëmendjen e publikut.

Bjondja bukuroshe i rralloi edhe postimet në rrjete sociale dhe prej kohësh e përdor shumë pak Instagramin. Pas fotos së fundit në janar, Kristela është rikthyer së fundmi duke postuar një foto nga pushimet.

Ajo shfaqet e veshur me bikini trup, një kapele teksa pozon para kamerës duke buzëqeshur. Nuk dihet kush e shoqëron Kristelën në këto pushime dhe as nuk është përfolur për ndonjë lidhje që pas ndarjes nga Noga.