Aktorja shqiptare rrëfen për herë të parë historinë e lidhjes me Nik Xhelilaj: Kemi pasur një… – AlpeGossip
Aktorja shqiptare rrëfen për herë të parë historinë e lidhjes me Nik Xhelilaj: Kemi pasur një…

Aktorja shqiptare rrëfen për herë të parë historinë e lidhjes me Nik Xhelilaj: Kemi pasur një…

Olta Gixhari është një prej aktoreve më të famshme shqiptare, e cila shpesh është bërë pjesë e mediave rozë për lidhjet e saj intime. Dikur ajo përflitej për një lidhje dashurie me aktorin Nik Xhelilaj pasi shiheshin shpesh në shoqërinë e njëri- tjetrit.

Mirëpo asnjëri prej të dyve nuk kishte pranuar kurrë se ishin në një marrëdhënie intime.

Sot e ftuar në emisionin “Pop Culture” Olta tregoi të vërtetën e historisë me kolegun e saj. Ajo ka sqaruar se njerëzit e njohin nga mediat rozë për atë që nuk është, për shkak të lajmeve false që publikohen herë pas here për të.

Lidhur me Nikun ajo tha se të dy kanë qënë shokë shkolle dhe kanë pasur vetëm një miqësi të mirë mes tyre. Më tej sa I përket jetës private aktorja ka rrëfyer se është beqare prej disa kohësh tashmë.