E LUMTUR PAFUND/ Luana Vjollca kushton këto fjalë për të gjithë… (FOTO) – AlpeGossip
E LUMTUR PAFUND/ Luana Vjollca kushton këto fjalë për të gjithë… (FOTO)

E LUMTUR PAFUND/ Luana Vjollca kushton këto fjalë për të gjithë… (FOTO)

Ndoshta në pamje të parë na dukej pak e pabesueshme se si një këngëtar i muzikës popullore si Bujar Qamili dhe një diva moderne si Luana Vjollca të bashkëpunonin për një realizim muzikor por ja që gjithçka ndodhi dhe mesa duket në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Mi dhe flak mallit tim”, titullohet klipi që Luana Vjollca lancoi në publik në bashkëpunim me Bujar Qamilin, realizim ky goxha i pëlqyer nga publiku dhe ka arritur të marrë plot 10 milion views në YouTube.

Luana është lumturuar nga kjo arritje dhe nuk kishte si të mungonte një dedikim publik për të gjithë ata që e kanë suportuar.

“Faleminderit që ma keni bërë këtë verë të paharrueshme. 10 milion. Shumë dashuri për ju që ma mbushni çdo ditë e ma jepni këtë energji të mirë!”, shkruan Luana në foton e postuar në Instastory.