Dedikimi i modeles së njohur për të dashurin/ Po kthehet në trend për të gjithë çiftet (FOTO) – AlpeGossip
Dedikimi i modeles së njohur për të dashurin/  Po kthehet në trend për të gjithë çiftet (FOTO)

Dedikimi i modeles së njohur për të dashurin/ Po kthehet në trend për të gjithë çiftet (FOTO)

Supermodelja Gigi Hadid u fotografua ditën e djeshme e veshur me një palë xhinse një ‘crop top’ të bardhë dhe një bluzë me mëngë të gjata të lidhur pas belit. Por në qafën e bukuroshes së pasarelave u vu re një detaj mjaft interesant. Ajo kishte një zinxhir floriri ku vareshin edhe katër shkronjat e emrit të të dashurit të saj, ZYAN.

Zakonisht në varëse të tilla jemi mësuar të ketë emrin e personit që e ka, apo qoftë edhe të fëmijëve, por duket se Gigi sapo solli një trend të ri, duke mbajtur varëse me emrin e të dashurit në qafë.

Një dedikim të tillë e pamë edhe tek e dashura e modeles Cara Delevingne. Ashley Benson ka gjithashtu një varëse në të cilën është gdhendur gërma e parë e emrit të partneres së saj së zemrës Cara.

Tani mbetet për t’u parë nëse do të përqafohet ky trend me gjerë anekënd botës edhe nga njerëzit e thjeshtë? Ju do ta mbanit një varëse të tillë?