GATI PËR HITIN E RADHËS?/ Majk nis përgatitjet për këngën e re… (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
GATI PËR HITIN E RADHËS?/ Majk nis përgatitjet për këngën e re… (FOTO+VIDEO)

GATI PËR HITIN E RADHËS?/ Majk nis përgatitjet për këngën e re… (FOTO+VIDEO)

Hip hop ylli shqiptar, Majk, ka filluar punën në videoklipin e ri të tij.

Kështu së paku ka zbuluar grimerja e njohur, Nora Rrahmani, e cila ka publikuar një foto të një aktore jo shqiptare.

 

Aktorja me flokë të dredhura shfaqet teksa po bën grimin te artistja e makiazhit e lartpërmendur, kurse i etiketuar në foto është edhe Majk.

Vet reperi ka qenë i heshtur së fundmi në lidhje me publikimin e një projekti të ri duke mos zbuluar se çka po punon.

Majk kishte paralajmëruar edhe një këngë me të përfunduar sezoni veror dhe tash mbetet të shihet cili do të jetë projekti.

Reperi për këtë verë pati projektin “Paris Milano” që edhe pse arriti numër të madh klikimesh, nuk u bë një hit shumë i madh siç kanë ditur të bëjnë më parë ai dhe Geasy.