E sapodalë nga spitali/ Era Istrefi na tregon se në çfarë gjendje është (FOTO) – AlpeGossip
E sapodalë nga spitali/ Era Istrefi na tregon se në çfarë gjendje është (FOTO)

E sapodalë nga spitali/ Era Istrefi na tregon se në çfarë gjendje është (FOTO)

Era Istrefi disa ditë më parë i merakosi fansat e saj, teksa publikoi në Instastory një video ku tregonte se ndodhej në spital pasi i ishte nënshtruar një operacioni.

Mirëpo ndërkohë që fansat u merakosën për shëndetin e saj, Era i qetësoi duke iu thënë se kishte operuar apandesitin dhe po rikuperohej shumë shpejt.

Ditën e sotme Era ka dalë nga spitali dhe ka publikuar disa foto dhe video në Instastory ku na tregon gjendjen e saj aktuale.

Nga këto video shihet se Era duket mjaft në formë dhe për më tepër ajo shkruan se është shumë e lumtur që më në fund ka arritur të dalë nga spitali e freskët dhe e motivuar edhe më shumë.

Kujtojmë që 2018-ta ka qenë një vit tepër i suksesshëm për këngëtaren shqiptare, e cila performoi edhe në finalen e Kupës së Botës krahas Nicky Jam dhe Will Smith.