Nuk është më sekret/ Moderatorja e njohur i bashkohet spektaklit “Dance with me 5” (FOTO) – AlpeGossip
Nuk është më sekret/ Moderatorja e njohur i bashkohet spektaklit “Dance with me 5” (FOTO)

Nuk është më sekret/ Moderatorja e njohur i bashkohet spektaklit “Dance with me 5” (FOTO)

Në datën 14 shtator pritet që të startojë spektakli i kërcimit “Dance with me 5”. Ai do të transmetohet çdo të hënë dhe do të zgjasë rreth 2 orë. Pjesë e tij do të jenë shumë personazhe dinamikë dhe interesantë, të cilët do të argëtojnë publikun jo vetëm me kërcimet e tyre, por edhe me batutat plot humor.

Revista “Class” ka zbuluar së fundmi se pjesë e këtij spektakli do të jetë edhe moderatoja e njohur Kiara Tito.

Me sa duket pas mbylljes me sukses të emisionit “Dr. Plastik”, Kiara është tashmë gati për ta provuar veten në një zhanër tjetër, sikurse është kërcimi.

Kujtojmë që Kiara ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes së mediave rozë pasi përflitet se është në një lidhje dashurie me këngëtarin Butrint Imeri, por që asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar pubikisht.