Shkolla “nuk hyn” në punë/ Personazhet e suksesshëm pa një diplomë në xhep: Nga Dafina Zeqiri tek… – AlpeGossip
Shkolla “nuk hyn” në punë/ Personazhet e suksesshëm pa një diplomë në xhep: Nga Dafina Zeqiri tek…

Shkolla “nuk hyn” në punë/ Personazhet e suksesshëm pa një diplomë në xhep: Nga Dafina Zeqiri tek…

Me të vërtetë shkollimi është një bazë e fortë dhe e rëndësishme për të ardhmen e karrierës suaj, por jo gjithnjë ndodh kështu. Këta të famshëm janë tepër të zotë në profesionin e tyre, por asnjëri prej tyre nuk e ka përfunduar shkollën e lartë, apo disa as të mesmen.

  1. Noizy
    Kur ishte në moshën 11 vjeçare, Noizy u largua së bashku me familjen nga Shqipëria për në Londër. Duke jetuar në lagjet “ghetto” të Londrës, ai filloi të identifikohej si kampioni i “street fight”.
  2. Dafina Zeqiri
    Dafina Zeqiri ndoshta ka hedhur një hap më shumë në shkollimin e saj. Ajo e ka përfunduar shkollën e mesme, por nuk arriti të vazhdonte universitetin sepse ju përkushtua tërësisht muzikës.
  3. Unikkatil
    Ndoshta tani jeton në New York dhe është tepër i suksesshëm, por ai nuk arriti kurrë të përfundojë gjimnazin. Madje ai u përjashtua tre herë nga “Sami Frashëri” në Prishtinë.
  4. Alban Skënderaj
    Pasi kreu shkollën e mesme “Halim Xhelo” në Vlorë, ai u largua për në Itali dhe atje nisi shkollën për Hoteleri-Turizëm. Por ai nuk arriti ta përfundonte sepse pjesëmarrja në konkurse kërkonte tepër angazhim.
  5. Johnny Depp
    Në fakt nuk do ta besoni, por ky aktor e la shkollën e mesme për të vazhduar karrierën e tij… muzikore.
  6. Jim Carrey
    Carrey la shkollën në moshën 15 vjeçare pasi familja e tij kaloi në kohë të vështira. Ai filloi punën si roje për të mbështetur ata nga ana financiare.
  7. Katy Perry
    Katy u largua nga shkolla e mesme Santa Barbara Don Pueblos në moshën 15 vjeçare për të ndjekur ëndrrën e saj për t’u bërë këngëtare. Mund të themi të bindur që e ka realizuar.
  8. Eminem
    Ai ngeli 3 herë në klasën e nëntë derisa vendosi të largohej nga shkolla e mesme Lincoln kur ishte 17 vjeç.
  9. Jay Z
    I rritur në lagjet e Brooklyn, Jay Z la shkollën e mesme dhe filloi të merrej me trafikun e drogës.
  10. Christina Aguilera
    Pasi vazhdimisht binte pre e bullizmit, Christina la gjimnazin në Pennysylvania, dhe vazhdoi shkollimin në shtëpi nga mamaja e saj.