Vitet janë thjesht një numër/ Aktorja e njohur dashurohet me regjisorin e filmit dhe kanë 19 vite diferencë (FOTO) – AlpeGossip
Vitet janë thjesht një numër/ Aktorja e njohur dashurohet me regjisorin e filmit dhe kanë 19 vite diferencë (FOTO)

Vitet janë thjesht një numër/ Aktorja e njohur dashurohet me regjisorin e filmit dhe kanë 19 vite diferencë (FOTO)

Hazar Ergüçlü është një ndër aktorët më të dashura turke, e cila u bë e njohur fillimisht për publikun shqiptar në serialin “Kuzey & Guney”, e më pas në “Shoqëri e lartë”.

Prej disa muajsh, përflitet se aktorja është në një lidhje të re dashurie, mirëpo vetëm mbrëmë u zbulua se kush ishte i dashuri sekret.

Bëhet fjalë për regjisorin Onur Unlu, i cili është 19 vjet më i madh se aktorja. Ata u fotografuan dorë për dorë mbrëmjen e djeshme, teksa po dilnin nga një restorant në Stamboll dhe konfirmuan lidhjen e tyre.

“Ne jemi shumë të lumtur, ashtu siç e shihni” – iu përgjigj regjisori i buzëqeshur, pyetjeve të gazetarëve.

Dyshohet se ata u dashuruan në sheshin e xhirimit, në një nga filmat e Onur, në të cilën Hazar luante një personazh.