“BUBURRECA,KARKALECA DHE KRIMBA”/ Ushqimi i Alket Islamit në Kinë ”tmerron” Rudinën (Video) – AlpeGossip
“BUBURRECA,KARKALECA DHE KRIMBA”/  Ushqimi i Alket Islamit në Kinë ”tmerron” Rudinën (Video)

“BUBURRECA,KARKALECA DHE KRIMBA”/ Ushqimi i Alket Islamit në Kinë ”tmerron” Rudinën (Video)

Drejtori i Aeroneutikës Shqiptare, Alket Islami ka udhëtuar drejt Kinës dhe ka shijuar ushqimin e tyre të veçantë, duke risjellë edhe njëherë në vëmendje karakterin e tij jo të zakonshm.

Gjatë udhëimit ku duhet të përfaqësonte Aeroneutikën Shqiptare, ai ka provuar disa nga ushqimet që për shumëkënd në vendin tonë do të ishin të nevritshme, mirëpo në Kinë janë shumë të preferuara.

Islami tregoi dje tek “Rudina” se si kishte provuar insekte të ndryshme të cilat janë të zakonshme në kulturën kineze.

‘’Sigurisht që çdo turist që shkon në Kinë, shkon për të shijuar dy gjëra, e para panorama dhe e dyta ushqimi.

Ditën e parë që shkuam na thanë që oftonin mish pule dhe mish qeni. Pashë europianët që nuk shkuan tek mishi i qenit. Pilafi pa kripë ishte baza dhe kishte ushqime të tjera që shqiptarët nuk i hanë shumë si supa me krimba dhe kërmij. Insektet e ndryshme nuk i kuptoje që i haje sepse kishin salca të ëmbla.

Ajo që më bëri përshtypje dhe që nuk ndahej dhe që ishte si gjëja më e shenjtë ishin këmbët e gjelit të pjekura”, tregoi Islami.

Ky rrëfim i sportistit tregon edhe njëherë se ushqimi ashtu si shumë zakone të përditshme të njeriut është thjesht çështje kulture e një vendi të caktuar, mirëpo kjo nuk e bind moderatoren Magjistari, e cila hera herës shfaqej e tmerruar në fytyrën e saj.