Nevina Shtylla tregon për herë të parë pse u largua nga “Klani” (FOTO) – AlpeGossip
Nevina Shtylla tregon për herë të parë pse u largua nga “Klani” (FOTO)

Nevina Shtylla tregon për herë të parë pse u largua nga “Klani” (FOTO)

Mbrëmjen e djeshme Nevina Shtylla ishte e ftuar në emisionin “Shiko kush luan” në Top Channel. Së bashku me të ftuarit e tjerë ajo është bërë pjesë e lojërave të formatit duke zbuluar kështu edhe disa detaje për veten e saj.

Në rubrikën “Ndaje ose haje” moderatorja, që prej pak kohësh drejton “Procesin sportiv” në Top Channel ka treguar për herë të parë arsyen që e bëri të linte Klan- in për Top- in.

“Kam qenë gjithmonë e terhequr ndaj idesë për të punuar në Top. Top- i më ka dhënë siguri dhe kjo është një ndër arsyet kryesore.”

Këto kanë qenë fjalët e Nevinës lidhur më këtë zgjedhje.

Deri në fund të sezonit të kaluar televiziv, Nevina Shtylla ka prezantuar emisionin “Jo vetëm modë” në Tv Klan, emision që në këtë sezon prezantohet nga Orinda Huta.