Gjatë ditëve të izolimit këngëtarja shumë e dashur për publikun është treguar shumë aktive në rrjete sociale. Ajo ka publikuar vazhdimisht foto/video në rrjete sociale, siç ka bërë dhe së fundmi.
Jonida ka vendosur t’i bëjë një “lojë” të vogël mamasë së saj. Ajo e ka telefonuar për t’i thënë se e kanë ndaluar në rrugë dhe e kanë gjobitur me 300 mijë lekë. “Ua po fol njëherë me shefin e policisë, uaa qyqja qyqja”, dëgjohet përgjigjja e së ëmës.
Më pas Jonida i ka treguar se po bënte thjesht shaka. “Aman se më prishe gjakun”, i përgjigjet mamaja.
“Cuditem qe serish bie pre e shakave te mia. Ok, serish e kishte hallin te parate, por kete here me prishje gjaku”, shkruan Jonida me humor krahas videos.