“BUZË DETIT, ME JASTËK”/ Takimi romantik i Kiara Titos dhe Butrint Imerit (FOTO) – AlpeGossip
“BUZË DETIT, ME JASTËK”/ Takimi romantik i Kiara Titos dhe Butrint Imerit (FOTO)

“BUZË DETIT, ME JASTËK”/ Takimi romantik i Kiara Titos dhe Butrint Imerit (FOTO)

Prej disa kohësh përflitet se moderatorja bukuroshe Kiara Tito dhe këngëtari shumë i dashur për publikun, Butrint Imeri janë në një lidhje. Dyshja janë fotografuar shpesh në shoqërinë  e njëri-tjetrit, por kanë preferuar që lidhjen e tyre mos ta konfirmojnë.

Në një intervistë për “Pop Culture”, Kiara ka treguar se takimi ideal për të do të ishte buzë detit, me jastëk dhe në orën 9.

Nga sa mediat kanë zbuluar deri tani, nga fotot ku janë kapur mat, Kiara dhe Butrinti kanë udhëtuar shpesh bashkë kështu që në të ardhmen, Butrinti me siguri do t’ja realizojë këtë takim romantik buze detit Kiarës.

Sa i përket anës profesionale, moderatorja do të rikthehet së shpejti në ekran me sezonin e dytë të “Doktor Plastik” për të cilin ka disa muaj që po punon.