“DITËT E MJALTIT”/ Priyanka dhe Nick “arratisen” pas dasmës (FOTO) – AlpeGossip
“DITËT E MJALTIT”/ Priyanka dhe Nick “arratisen” pas dasmës (FOTO)

“DITËT E MJALTIT”/ Priyanka dhe Nick “arratisen” pas dasmës (FOTO)

Priyanka Chopra dhe Nick Jonas lidhën kurorë pak ditë më parë, në dy dasma madhështore të organizuara në Indi, ku respektuan traditat e nuses dhe të dhëndrrit. Duket se të sapomartuarit janë nisur menjëherë me pushime, për të shijuar për pak ditë njëri-tjetrin derisa t’i rikthehen punës.

Pra, ky nuk është muaji mjaltit zyrtar, por thjeshtë një pushim i shkurtër, pasi i pret puna!

Sidoqoftë, Priyanka dhe Nick janë tejet romantikë dhe na bekuan me foto të ëmbla, duke shijuar dashurinë mes tyre.

Ja si kjo fotoja ku shkruajnë inicialet në rërë:

Apo kjo tjetra, ku pozojnë shumë të dashuruar pranë njëri-tjetrit:

Të pyetur se ku ndodhen me pushime, ata u përgjigjën: “Në një resort, diku në botë…”