E DASHURA SEKRETE E BABAIT TË GIGI DHE BELLA HADID/ Publikohen mesazhet erotike (FOTO) – AlpeGossip
E DASHURA SEKRETE E BABAIT TË GIGI DHE BELLA HADID/ Publikohen mesazhet erotike (FOTO)

E DASHURA SEKRETE E BABAIT TË GIGI DHE BELLA HADID/ Publikohen mesazhet erotike (FOTO)

Mohamed Hadid ka një lidhje sekrete prej 3 vitesh me një modele, që ka afërsisht të njëjtën moshë me vajzat e tij të njohura.

25-vjeçarja Justyna Monde tregoi për “Daily Mail” se, ka fluturuar në avionë privat dhe ka qëndruar në hotele luksoze përreth Evropës nga viti 2014-2017 me biznesmenin miliarder, i cili mbush 70 vjeç sot.

Babai i Gigi dhe Bella Hadid është i fejuar me yllin e televizionit Shiva Safai, 36 vjeçe, për 5 vite, por nuk ka plane për dasmë.

Justyna, që ka një ngjashmëri me vajzën e tij Gigi, nisi lidhjen me Mohamed përmes Instagramit në shtator të 2014-s.

Në atë kohë modelja polake që aspironte të bëhej modele, punonte dhe studionte për marketingun e pronave të paluajtshme në Gjermani.

“U njohëm në Instagram. I shkrova “përshëndetje” dhe ai mu përgjigj me numrin e telefonit. Vazhduam të flisnim për muaj të tërë dhe të njihnim mirë njëri-tjetrin. Shkruanim shumë në “WhatsApp”. Flisnim për artin, pikturat e tij dhe unë pikturoj. Nisi në mënyrë të pafajshme, por më pas u bë disi seksuale. Dërgonim foto se çfarë po bënim. Doja ta provoja me një mashkull të vjetër dhe ai ishte shumë tërheqës. Ndonjëherë më kërkonte t’i nisja foto seksi. E shikoja lakuriqësinë si një pjesë të artit”, shprehet 25-vjeçarja.

Ajo tregon se fillimisht nuk e përmendi fejesën, ndërsa tregon se lidhja e tyre nisi Shën Valentinin e 2015-s, ndërsa vazhdojnë të kenë ende kontakt.