E DINIT? Alketa Vejsiu paska një “nofkë” që ja ka vendosur burri dhe sapo e zbuloi – AlpeGossip
E DINIT? Alketa Vejsiu paska një “nofkë” që ja ka vendosur burri dhe sapo e zbuloi

E DINIT? Alketa Vejsiu paska një “nofkë” që ja ka vendosur burri dhe sapo e zbuloi

Alketa Vejsiu flet shumë rrallë për jetën e saj private, sidomos për fëmijët dhe bashkëshortin. Por ditën e djeshme ajo ka zbuluar një detaj shumë të lezetshëm se si e thërret partneri i saj me përkëdheli.

Ajo ka postuar në Instagram një foto, në të cilën shihet e veshur me një fustan në ngjyrë jeshile, që i shkon pas linjave trupore.

Ai më quan ketër”, ka shkruar Alketa përkrah fotos së saj, duke zbuluar nofkën që i ka vendosur bashkëshorti.

Më herët, Alketa ka treguar se është njohur me partnerin  esaj teksa donte tëblinte një shtëpi.

Në intervistë, Vejsiu ka zbuluar se ajo dhe partneri, me të cilin ka 15 vite diferencë, janë njohur kur ajo ishte 20-vjeçe, në një periudhë shumë të rëndësishme për jetën e saj.

“E njoha kur vendosa të blija shtëpi për prindërit. Isha 20 vjeçe. Në atë kohë bëja dy punë që të më dilnin paratë për kredinë. Ai ishte ndërtuesi i pallatit që kisha zgjedhur për ta. Lamë një takim dhe mbaj mend që kur u ulëm, ai hoqi syzet dhe unë pashë ata sytë të kaltër të paparë. Për nëntë muaj, deri në pagesën e këstit të parë nuk ndodhi asgjë. Më pas nisi historia jonë  e bukur e dashurisë, historia e jetës sime”, është shprehur moderatorja