Eleni Foureira rrëfen kujtimet që ka nga Shqipëria: E vizitoj shpesh! – AlpeGossip
Eleni Foureira rrëfen kujtimet që ka nga Shqipëria: E vizitoj shpesh!

Eleni Foureira rrëfen kujtimet që ka nga Shqipëria: E vizitoj shpesh!

Vetëm pak kohë më parë këngëtarja me origjinë shqiptare Eleni Foureira ka deklaruar origjinën e saj.
Këngëtarja shqiptare këtë do të përfaqësojë Qipron në Eurovizion ka dhënë një intervistë në mediat greke ku ka theksuar se e viziton shpesh atdheun e saj pasi ka gjyshërit ende në Shqiperi. Gjithashtu ajo thekson se ato kujtime që ka për vendin e saj nuk mund t’i harroj kollaj, ndonëse nuk ka jetuar shumë vite. “Nuk harrohen. Ato përvoja më kanë bërë kjo që jam sot. Të them të vërtetën, kam vetëm kujtime të mira. Ne jemi katër motra e vëllezër. Familje e madhe. Më kujtohen vite të bukura, pa gjëra të shëmtuara. Dhe papritur më kujtohet që ndryshon gjithçka. Nisi lufta. Me plumba, me dhunë”, thotë ajo.

E ke vizituar shpesh Shqipërinë?

“Po sigurisht, gjyshja dhe gjyshi jetojnë aty. Shkoj shpesh për t’i parë. Janë shumë të lumtur për mua, krenohen dhe gëzohem me aq sa kam arritur”, është shprehur këngëtarja Eleni Foureira.

Eleni është mjaft e suksesshme në Greqi dhe vetëm pak kohë më parë zbuloi publikisht se është me origjinë shqiptare.