Pas suksesit të këngës “Fustani” që ka arritur miliona shikime e po dëgjohet kudo, Elvana Gjata ka nisur përgatitjet për klipin e ri. Siç ju kishim thënë këngëtarja këtë verë ka vendosur të vijë jo me një, por me disa këngë.
Videoklipin për këngën e rradhës Elvana po e xhiron në Spanjë nga ku ka postuar një foto mahnitëse.
Këngëtarja shfaqet e veshur me të bardha dhe në super formë teksa performon para kamerës.
Edhe kënga tjetër është ritmike dhe pritet të kthehet në hit ashtu si “Fustani”.