“ËSHTË VJEDHUR DHE SHKATËRRUAR…”/ Kastro Zizo demaskon artistët shqiptarë (VIDEO) – AlpeGossip
“ËSHTË VJEDHUR DHE SHKATËRRUAR…”/ Kastro Zizo demaskon artistët shqiptarë (VIDEO)

“ËSHTË VJEDHUR DHE SHKATËRRUAR…”/ Kastro Zizo demaskon artistët shqiptarë (VIDEO)

Këngëtari dhe moderatori shqiptar, Kastro Zizo ka nisur mbrëmjen e së premtes emisionin e tij “Late Night Show” në televizionin Ora News në orën 23:00. Puntatën e parë e nisi me një monolog ku fliste për emrin e emisionit dhe kritikat që iu bënë. Ai pranoi hapur se e ka kopjuar nga emisionet amerikane, duke treguar dhe disa gjëra që nuk i dinim për estradën shqiptare.

Kastro Zizo: Në këtë vend, jo vetëm që është vjedhur, shkatërrëuar dhe prapë kopjuar, kemi muzikën. Kemi muzikën tallava që vetëm është kopjuar këtu tek ne, por edhe është kopjuar keq. Dhe tallavanë nuk kanë ditur ta kopjojnë sic duhet. Kam dhe shembuj. Kam Genta Ismajlin, sa e bukur, sa seksi. Pastaj kemi Sinan Hoxhën e Bleron, që nuk dihet kush ka kopjuar kë.

Genta Ismajli ka kopjuar këngën “Dridhe”, Blero dhe Sinan Hoxha kanë sjellë të dy versionin e këngës “Fotografia”, të cilën e ka kënduar më parë një artist i huaj, të cilin e zbuloni në videon më poshtë. Kastro nuk lë pa përmendur hitin e tij “Chupa Chupa” në duet me Çiljetën, duke treguar se dhe ai e ka kopjuar.

Kastro Zizo demaskon artistët e estradës, përfshin dhe veten

Kastro Zizo demaskon artistët e estradës, përfshin dhe veten #oranews #latenightshow #kastrozizoShikoni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/E9ZsowxDez4

Gepostet von Ora News am Freitag, 11. Januar 2019