Ezel humb fëmijën/ Reagon ashpër bashkëshortja e tij: Janë produkt i imagjinatës dhe…(FOTO) – AlpeGossip
Ezel humb fëmijën/ Reagon ashpër bashkëshortja e tij: Janë produkt i imagjinatës dhe…(FOTO)

Ezel humb fëmijën/ Reagon ashpër bashkëshortja e tij: Janë produkt i imagjinatës dhe…(FOTO)

Pas lajmeve të publikuara këtë të mërkurë në median turke se çifti i aktorëve Kenan Imirzalioglu dhe Sinem Kobal kanë humbur fëmijën e tyre disa javë pas shtatzënisë, 30-vjeçarja ka reaguar ashpër me një postim në rrjetet sociale.

“Lajmet e publikuara sot rreth meje janë tërësisht produkt i imagjinatës. Lajme të tilla, mbi çështje kaq private dhe të ndjeshme, prodhuar nga tryeza (mediash) vetëm për të tërhequr vëmendje, i gjej të pandjeshme dhe të pamëshirshme!”, shkroi Kobal.

Kobal dhe Imirzalioglu u martuan në vitin 2016, ndërsa kur ishin pyetur për planet për fëmijë, kishin thënë se ka kohë, “ndoshta nga viti 2018”.

Më herët të mërkurën media turke raportoi se Kobal kishte dështuar fëmijën disa javë pas nisjes së shtatzënisë. Aktualisht, çifti i famshëm turk po kalojnë pushimet në Çeshme, larg syve të medias dhe publikut.

44-vjeçari Imirzalioglu njihet në Shqipëri për rolin e Ezelit në serialin me të njëjtin emër, ndërsa së shpejti ai do të rikthehet në Tv Klan me serialin “Mehmet Pushtuesi”.