FAMË DHE TË PASUR/ Ja cilët janë VIP-at botërorë që bëjnë një jetesë normale (FOTOT) – AlpeGossip
FAMË DHE TË PASUR/ Ja cilët janë VIP-at botërorë që bëjnë një jetesë normale (FOTOT)

FAMË DHE TË PASUR/ Ja cilët janë VIP-at botërorë që bëjnë një jetesë normale (FOTOT)

Ka disa njerëz që kur bëhen të famshëm dhe të pasur, ndryshojnë stilin e jetesës në mënyrë dramatike. Ata fillojnë të udhëtojnë vetëm me mjete luksoze, blejnë makina të shtrenjta ose jetojnë në ndërtesa luksoze dhe vishen me markat më të shtrenjta kur dalin në publik. Por në anën e tjetër, ka disa që nuk e lënë veten të ‘mposhtet’ nga suksesi, edhe pse kanë disa milionë dollarë në llogaritë e tyre bankare, ata përqafojnë një mënyrë më të thjeshtë të jetës. Disa prej tyre madje vazhdojnë të bëjnë të njëjtat gjëra që bënin përpara se të bëheshin të njohur në të gjithë botën.

1. Sarah Jessica Parker duke përdorur transportin publik

Ndryshe nga personazhi i saj në ‘Sex and the City’, Carrie Bradshaw, e cila përdorte vetëm taksi për të lëvizur nëpër qytet, Sarah Jessica Parker në të vërtetë ka provuar të jetë një qytetare mjaft normale. Ajo shpesh zgjedh metronë për të lëvizur nëpër New York City, në vend të mjeteve më të shtrenjta të transportit.


2. Catherine Zeta-Jones e çon vajzën e saj në shkollë me metro

Në vend që të përdorte një makinë, Catherine Zeta-Jones zgjodhi metronë si mjetin më të mirë të transportit për të çuar vajzën e saj të vogël, Carys, në shkollë. Ajo gjithashtu dëshmoi se është një person i zakonshëm si secili prej nesh dhe është krenare për këtë: “Ne kemi një mënyrë jetese shumë bazike. Ne jetojmë në Bermuda. Nuk kemi shtëpinë e madhe në kodër, kemi një shtëpi të vogël komode, nuk është si ‘shtëpi e madhe të pasurish’,”-tha ajo gjatë një interviste për shtyp.


3.Madona duke lëvizur me biçikletë

‘Mbretëresha e Popit’ shpeshherë është shfaqur shumë e shqetësuar për mjedisin dhe ndryshimet klimatike. Dhe për shkak se është e përkushtuar në këtë kauzë, ajo e ka bërë biçikletën, mjetin e saj kryesor të transportit për të lëvizur nëpër qytet, përveç shëtitjes së rastit. Nuk është e pazakontë të shikosh Madonën duke hipur në biçikletë. Gjithashtu, për shkak se ajo i kushtonë shumë rëndësi fitnesit, biçikleta e ndihmon atë të qëndrojë në formë.

4.Reese Witherspoon duke luajtur me fëmijët në park

Aktorja kryesore e ‘Legally Blonde’ (2001) lehtë mund të provojë se, pavarësisht karrierës së saj jashtëzakonisht të suksesshme, ajo është: tipike një nënë e përkushtuar. Si çdo nënë tjetër jo e famshme, asaj i pëlqente të merrte fëmijët e saj, Ava dhe Deacon, në park dhe t’i shikonte ndërsa ata argëtoheshin. Pastaj do zhvillonin një piknik të vogël duke shijuar ushqimin.

5.Sandra Bullock dhe Rihanna duke ngrënë hot-dog gjatë një pushimi

Kjo është një shkrepje e madhe që dëshmon thjeshtësinë e dy yjeve botërore. Ato shfrytëzuan rastin për të shkuar dhe për të marrë një hot-dog, gjatë një pushimi të vogël, në xhirimet e Ocean’s 8 (2018). Ato madje po ndajnë kufjet dhe po dëgjojnë muzikë së bashku.