VESHUR ME TË ZEZA KOKË E KËMBË/ Robert Aliaj risjell një version edhe më të dhimbshëm të “Anës Lumenjve” (VIDEO) – AlpeGossip
VESHUR ME TË ZEZA KOKË E KËMBË/ Robert Aliaj risjell një version edhe më të dhimbshëm të “Anës Lumenjve” (VIDEO)

VESHUR ME TË ZEZA KOKË E KËMBË/ Robert Aliaj risjell një version edhe më të dhimbshëm të “Anës Lumenjve” (VIDEO)

Robert Aliaj u tërhoq nga muzika në fund të viteve ’90, për t’iu përkushtuar pikturës dhe së fundi, televizionit. Pas një mungese kaq të gjatë në skenë, rikthimi i tij pritej të ishte aq i bujshëm, sa u vendos të performonte i parafundit në skenën e të “Dielës Shqiptare”.

Aliaj nuk zhgënjeu. Veshur me të zeza kokë e këmbë – xhaketa përbën përjashtim sepse shkëlqente – me bastun në dorë dhe ulur përballë tekstit, Aliaj performoi “Ah ku më hodhi Zoti”, që i ngjasonte më tepër interpretimit të një poezie me muzikë në sfond, sesa një këngë në formën e saj të mirëfilltë.

Aliaj luan me poezinë “Anës lumenjve” të Fan Nolit, përditësuar me referenca nga jeta e tij dhe nga jeta e gjithë shqiptarëve që emigrojnë apo përballen me realitetin brenda kufijve. Ai prek arsimin, varfërinë, korrupsionin, anët negative të Shqipërisë. E më pas e zhbën zymtësinë me vargje patriotikë, me thirrje për të shtypur drejtuesit me vota, për të bërë përpara me punë.

Poezia në të cilën është mbështetur kënga u publikua në vitin 1928, pasi puçi i Ahmed Zogut hodhi Nolin nga pushteti. Poezia është një vajtim, në njëfarë mënyre, për sa pranë modernizimit shkoi Shqipëria, e nuk mundi si pasojë e drejtuesve të padenjë. Në risjelljen e Aliajt, ky sentiment mbetet i vërtetë, 90 vite më vonë. Dhe aty qëndron dhimbja, te fakti që kanë kaluar 90 vite dhe është bërë kaq pak progres.