“FESTË E ÇMENDUR”/ Dua Lipa ‘transformohet” për ditëlindjen e saj të 23-të (VIDEO) – AlpeGossip
“FESTË E ÇMENDUR”/ Dua Lipa ‘transformohet” për ditëlindjen e saj të 23-të (VIDEO)

“FESTË E ÇMENDUR”/ Dua Lipa ‘transformohet” për ditëlindjen e saj të 23-të (VIDEO)

Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa feston sot ditëlindjen e saj të 23-të. Kjo ditëlindje këngëtaren e njohur e ka gjetur në Ibiza ku po pushon së bashku me të dashurin Isac Carew, por edhe me familjen e saj.

Në këtë ditë të veçantë Dua ka vendosur të festojë ndryshe dhe ka mbledhur në Ibiza gjithë miqtë e saj ku kanë organizuar një festë jo të zakonshme. Të maskuar si në një festë “Halloween”-i ata kanë festuar deri në orët e para të mëngjesit në një ambient privat mes muzikës dhe alkoolit.

Dua ka zgjedhur të transformohet për ditëlindjen e saj dhe ka ardhur nën shkëlqimin e xixave duke u shndërruar kështu në mbretëreshën e natës.

Mirëpo po aq sa Dua në këtë festë kanë tërhequr vëmendjen edhe prindërit e saj, të cilët i ishin përshtatur gjithashtu atmosferës së krijuar.

 

Bringing in my 23!!!! #duabeefa

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on