FESTOI 1 VJETORIN/ Adelina Tahiri sapo postoi VIDEON më të ëmbël me djalin e saj – AlpeGossip
FESTOI 1 VJETORIN/ Adelina Tahiri sapo postoi VIDEON më të ëmbël me djalin e saj

FESTOI 1 VJETORIN/ Adelina Tahiri sapo postoi VIDEON më të ëmbël me djalin e saj

Adelina Tahiri 1 vit më parë u bë nënë e një djali të quajtur Jon. Këngëtarja që atëherë nuk ka nguruar të na tregojë të gjithëve se ajo është shumë e lidhur me të birin e saj dhe shpesh poston foto e video teksa kalon një kohë shumë të gjatë e të bukur me të.

Vetëm para pak ditësh ajo gjithashtu i festoi të birit ditëlindjen e parë me një festë gjigante dhe luksoze në të cilën nuk munguan as miqtë e këngëtares dhe bashkëshortit të saj.

Ditën e sotme ajo ka postuar në Instagramin e saj video ku filmon të birin teksa ecën nëpër shtëpi dhe Adelina e pyet se sa vjeç është. Vogëlushi duket shumë i ëmbël teksa përpiqet të krijojë biseda të vogla me të ëmën. Gjithashtu, Joni i vogël është shumë i dashur me Adelinën dhe nuk humbet rast për ta puthur atë.

 

Diçka që nuk mund të kalojë pa u vënë re, është dhe shtëpia luksoze e Adelinës, të cilën e kemi hasur dhe më parë. /AlpeGossip.al