Ditën e sotme të gjithë janë habitur nga lajmi se këngëtarja e njohur shqiptare Loredana është arrestuar nga policia në Zvicër për mashtrim.
Lajmi bëri bujë në të gjitha mediat vendase dhe të huaja, dhe vetëm pak minuta më parë u vu re se reperja kishte reaguar duke mbyllur komentet në postimet e saj në Instagram.
Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe ish-menaxheri i reperit Mozzik, Met Elshani me të cilën dyshja nuk ka marrëdhënie aspak të mira.
Ai ka publikuar një postim në ‘Instastory’ ku thumbon keq çiftin e njohur duke i thënë të gjithëve se ai i kishte paralajmëruar për ata dy. “Jo thojsha nuk besojshit qe kta njerz marre jan Hor ta bejn ni komb”, ka shkruar ai në një postim.