Guida e etikës gjatë Ramazanit për gjithë jo besimtarët muslimanë – AlpeGossip
Guida e etikës gjatë Ramazanit për gjithë jo besimtarët muslimanë

Guida e etikës gjatë Ramazanit për gjithë jo besimtarët muslimanë

Nga 7 miliardë njerëz në botë, plot 22% – 1.6 miliardë – agjërojnë nga lindja e diellit e deri në perëndim. Çdo ditë, për një muaj.

Sot nis Ramazani, muaj më i shenjtë i kalendarit musliman. Po nëse s’je musliman? Ç’duhet të bësh për të treguar respekt ndaj miqve apo familjarëve që agjërojnë? Minimumi, mund të ndiqni dhjetë këshillat e mëposhtme.

1. Mund të hash në sy të dikujt që agjëron

Për 30 ditët në vazhdim, muslimanët nuk do të konsumojnë as ushqim e as pije nga lindja e diellit e deri në perëndim, por kjo s’do të thotë që jeta nuk vazhdon si normalisht.

2. Thjesht përpiquni të mos lini një drekë pune

Nëse kolegu juaj musliman refuzon të vijë, tregohuni të kuptueshëm.

3. Nuk keni pse agjëroni me miqtë tuaj muslimanë

Mundeni nëse doni të shihni si është, por s’jeni të detyruar edhe nëse marrëdhënia me personin që agjëron është shumë e ngushtë.

Iftar
4. Por mund t’u bashkoheni për Iftar

Iftar quhet vakti që konsumohet pasi perëndon dielli. Muslimanët organizojnë darka të mëdha me ndjesi familjare. Mund t’u bashkoheni nëse ju ftojnë apo nëse dëshironi.

5. Nuk keni pse informoheni mbi oraret

Ramazani s’është si Krishtlindjet. Ditët dhe oraret zhvendosen dhe lëvizin vazhdimisht, pasi kalendari islamik është hënor. Dita e fillimit varet nga dita kur bie hënë e re. Prandaj datat ndryshojnë nga viti në vit.

6. Por jini fleksibël

Nëse një koleg ju kërkon të vijë më herët nesër apo të largohet më herët, përpiquni t’i akomodoni kërkesat e tij.

7. Mund të ftoni për kafe miqtë tuaj muslimanë

Edhe pse s’mund të pinë gjë, as ujë. Rëndësi ka të kaloni kohë bashkë, apo jo?

8. Por mund t’ju rrinë pak larg

Kur nuk ha asgjë për pjesën më të madhe të ditës, natyrshëm goja mund të mbajë erë.

9. Mund të thoni “Gëzuar Ramazanin”

Është një urim i sjellshëm dhe tregon mirëkuptim.

10. Por mos thoni “duhet të agjëroj dhe unë, të humbas ca kile”

Ramazani s’ka për qëllim rënien në peshë. Madje, Ramazani shkakton obezitet.