I DEDIKOI KËNGË ESCOBARIT/ Djali i Pablos i shkruan rreperit shqiptar (VIDEO) – AlpeGossip
I DEDIKOI KËNGË ESCOBARIT/ Djali i Pablos i shkruan rreperit shqiptar (VIDEO)

I DEDIKOI KËNGË ESCOBARIT/ Djali i Pablos i shkruan rreperit shqiptar (VIDEO)

Reperi shqiptar Don Phenom ka marrë një koment vërtet të bujshëm për këngën e tij më të re që ia ka kushtuar bosit të drogës në Kolumbi, Pablo Escobar.

Phenom ka vetëm pak ditë që ka publikuar këngën e titulluar “Pablo”, dhe reagimet kanë qenë fantastike. Por ajo që na tërhoqi vëmendjen është një reagim i djalit të Pablo-s, Juan, i cili jo vetëm që e ka dëgjuar por edhe e ka vlerësuar projektin më të fundit kushtuar të atit.

Ky i fundit ka komentuar disa emoji yjesh në postimin e reperit shqiptar ndërsa Don Phenom i shkruan: “Shumë respekt për ty”.

Juan Pablo është i njohur për publikun edhe pse ka ndjekur një rrugë tjetër nga ajo e babait të tij, larg lëndëve narkotike. Ai ka publikuar dhe një libër kushtuar të atit “Pablo Escobar: Babai im” ku flet për përjetimet personale të historive të tij.

Kënga e re e reperit shqiptar është pjesë e albumit “Caliber Flow”.

View this post on Instagram

Full Song For Instagram Only #DonPhenom #DonPablo #CaliberFlowEnt

A post shared by Don Phenom (@donphenomofficialpage) on