I VJEDHIN MAKINËN 200 MIJË EUROSHE/ Ja vendimi i Joshua për hajdutët – AlpeGossip
I VJEDHIN MAKINËN 200 MIJË EUROSHE/ Ja vendimi i Joshua për hajdutët

I VJEDHIN MAKINËN 200 MIJË EUROSHE/ Ja vendimi i Joshua për hajdutët

Anthony Joshua nuk po kalon një moment pozitiv në prag të duelit ndaj Alexander Povetkin. Britaniku 28 vjeçar ka rënë pre e hajdutëve të cilët i kanë vjedhur makinën e tij, tip Land Rover, të cilën Joshua e kishte porositur dhe kishte paguar plot 200 000 euro për ta bërë të tijën.

Makina e cila ka dhe emrin e tij në pjesën e sendiljes, ishte në shtëpinë e një të afërmi të Joshua në momentin kur u vodh, por për fatin e keq të hajdutit, kamerat e instaluara në shtëpinë ku ndodhej makina e kanë fokusuar atë. Gjithashtu makina ka dhe sistemin “GPS” i cili tregon vendin ku ndodhet makina, diçka që ja bën më të lehtë identifikimin dhe koordinatat e vendit ku ajo ndodhet.

Një zëdhënës i boksierit tha për publikun se çështja ishte në duart e policisë, por, sipas burimeve pranë tij, ai është shumë i acaruar me këtë ndodhi, pasi nuk dëshironte shpërqëndrime para ndeshjes së madhe.

“Megjithatë, makina ka një GPS dhe shumë shpejt do të gjendet. Ata që e kanë vjedhur do të pendohen, Anthony është thjesht i shqetësuar për gjendjen në të cilën do të rikuperohet makina”, tha njeriu i afërt me Joshuan.

Britaniku sfidon rusin Alexander Povetkin për të mbrojtur titujt e tre versioneve: WBA, IBF dhe WBO.

Gama Rover SVAutobiography-Dynamic ishte një dhuratë nga Land Rover Jaguar para luftës së tij me Wladimir Klitschko dhe përfshin një numër të detajuar të personalizuar.