“ISHTE TAMAM ME SPEC”/ Sa para fiton Greta Koçi për një koncert (FOTO) – AlpeGossip
“ISHTE TAMAM ME SPEC”/ Sa para fiton Greta Koçi për një koncert (FOTO)

“ISHTE TAMAM ME SPEC”/ Sa para fiton Greta Koçi për një koncert (FOTO)

Greta Koçi vazhdon të jetë një nga këngëtaret më të dashura për publikun dhe shumë aktive me këngë të reja që kthehen menjëherë në hite.

Duke qenë kaq e suksesshme, fansat janë kuriozë sa fiton Greta për një koncert e lidhur me këtë këngëtarja është përgjigjur sot.

E pyetur nga një fans në Instagram, Greta ka thënë: “Ishte tamam me spec, po janë pak personale këto gjëra dhe sikur nuk tregohen. Më shumë rëndësi ka që kam koncerte kudo ku ka shqiptarë dhe mbushem me dashuri nga çdo koncert që jap”.

Kujtojmë që kënga e fundit e Gretës mban titullin “E kuqe” e cila ka arritur miliona shikime në Youtube.