‘Jam e dashuruar’: Anxhela Peristeri nuk fshihet më. Kush është partneri i këngëtares? – AlpeGossip
‘Jam e dashuruar’: Anxhela Peristeri nuk fshihet më. Kush është partneri i këngëtares?

‘Jam e dashuruar’: Anxhela Peristeri nuk fshihet më. Kush është partneri i këngëtares?

Ndonëse është një prej këngëtareve më të famshme e më të suksesshme shqiptare, Anxhela Peristeri është treguar thuajse hermetike kur ka ardhur puna tek çështjet e jetës së saj sentimentale.

Por duket se këngëtarja nuk ka ndërmend të fshihet më. Peristeri së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” dhe në videon promovuese të spektaklit të postuar nga Ermal Mamaqi, ajo shprehet: “Jam e dashuruar. Po e bëj publike për herë të parë në ‘Xing me Ermalin’.”

E ftuar ne 'Xing me Ermalin' @anxhelaperisteriofficial_ Sonte ne oren 21:00, ne tv Klan!

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on

Kështu, më në fund këngëtarja ka vendosur të flasë rreth kësaj çështjeje, megjithatë ende nuk dihet asgjë mbi identitetin e partnerit të saj. Nëse e ka rrëfyer gjatë spektaklit, mbetet për t’u zbuluar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin”.