”JE NJË BURRË I MREKULLUESHËM”/ Elita poston foton me Gjikon dhe ka një dedikim tepër romantik për të – AlpeGossip
”JE NJË BURRË I MREKULLUESHËM”/ Elita poston foton me Gjikon dhe ka një dedikim tepër romantik për të

”JE NJË BURRË I MREKULLUESHËM”/ Elita poston foton me Gjikon dhe ka një dedikim tepër romantik për të

Gjiko, Elita dhe i biri i tyre Zëri ndodhen me pushime në Turqi. Çifti ndajnë me ne foto dhe video gjatë gjithë kohës duke na treguar se po kalojnë vërtet bukur me njëri-tjetrin.

Ditën e sotme, Elita ka postuar një foto në profilin e saj të Instagram ku shfaqet bashkë me Gjikon i cili e mban në krahë. Të futur në pishinën e ”The Land of Legends”, parkut fantastik të lojrave, çifti duket shumë i lumtur dhe Elita ka zgjedhur ta postojë foton me një përshkrim tepër romantik.

Ajo ka shkruajtur: Një nga vendet më të sigurta është brenda krahëve të tua. Je një burrë i mrekullueshëm, të dua zemër♥️

Gjiko dhe Elita duken tepër të dashuruar dhe ne i urojmë të jenë gjithmonë kështu! /AlpeGossip.al