“KREJT FALLCO JE”/ Komentet pikante të ditës. Ja se si fansat “thumbojnë” VIP-at – AlpeGossip
“KREJT FALLCO JE”/ Komentet pikante të ditës. Ja se si fansat “thumbojnë” VIP-at

“KREJT FALLCO JE”/ Komentet pikante të ditës. Ja se si fansat “thumbojnë” VIP-at

Edhe për ditën e sotme ashtu siç është bërë tashmë traditë, AlpeNews.al do t’ju njohi me komentet më pikante të ditës.

Fansat “sy mprehtë” janë të aftë të kapin çdo detaj apo të analizojnë të jetës së tyre duke servirur kështu thashetheme në rrjete sociale.

Morena Taraku tashmë s’është më brune, jo më larg se paraditen e sotme ajo u shndërrua në një super bjonde seksi. “U veshe më në fund…lajm i mirë” i komenton fansi, duke qenë se ditët e fudnit Morena ka postuar më së shumti foto e video joshëse me bikini.

 

Aulona Musta ka publikuar një foto ku format e trupit i duken super të lakuara. Pas ndërhyrjes që bëri në hundë të shumta kanë qenë komplimentet që ka marrë nga fansat e saj. “Kjo foto nuk mundet te jete origjinale une protestoj” i shkruan ndjekësi, duke e akuzuar kështu për përdorim të fotoshopit moderatoren e njohur.

Kejvina Kthella “i vuri flakën” rrjetit me videon seksi që publikoi, thuajse pa rroba. Ajo nxorri në pah të gjitha format e saj dhe dukej tejet joshëse. “Krejt fallco gjoksin operacion…” i komenton ndjekësi duke i thënë se nga tërë ajo video tunduese ai vuri re gjoksin e saj të bërë.

 

ALPEgossip.al