Laps e letër! Ja trendi që ka bërë për vete të gjitha fashionistat shqiptare dhe ato të huaja – AlpeGossip
Laps e letër! Ja trendi që ka bërë për vete të gjitha fashionistat shqiptare dhe ato të huaja

Laps e letër! Ja trendi që ka bërë për vete të gjitha fashionistat shqiptare dhe ato të huaja

Këtë vit, lëkura e leopardit po i hap rrugë asaj të gjarprit. Printi i gjarprit është një nga ato trende që po fiton terren në botën e modës dhe përgatituni ta shihni kudo këtë sezon.

Duke filluar nga rrobat e banjës, çantat dhe deri të çizmet, dizajni i lëkurës së gjarprit ka mjaft stil, nxit imagjinatën dhe padyshim duket si luksoze dhe e shtrenjtë.

Lëkura e gjarprit pushtoi pasarelat në Javën e Modës në Milano për 2018-n.

 

Një numër i madh fashionista-sh shqiptare dhe të huaja gjithashtu kanë filluar ta veshin. Nëse dhe ju e pëlqeni dhe doni të ndiqni trendin, më poshtë keni disa ide sesi ta kombinoni:

Nga koka te këmbët me lëkurë gjarpri

Kjo zgjedhje shmang shqetësimin që kemi për ta kombinuar një veshje apo aksesor me lëkurë gjarpri, me diçka tjetër. Kida ka guxuar të sjellin trendin “monochrome”, pra të veshësh një ngjyrë dhe nuancat e saj.

Kida

Alberita

Bella Hadid

Çizmet me dizajn prej lëkurës së gjarprit

Në këtë rast, ai që ka rëndësi është kombinimi. Kim Kardashian, Zaimina Vasjari, Rashel Kolaneci etj, kanë zgjedhur ngjyra neutrale që janë të ngjashme me ngjyrat e çizmeve, duke nxjerrë në pah vetëm ato.

Kim Kardashian

 

Zaimina Vasjari

Mbani mend që nëse zgjidhni një aksesor me këtë dizajn, atëherë veshja jo domosdoshmërish duhet të jetë me print të lëkurës së gjarprit. Duhet të zgjidhni mes veshjes dhe aksesorit.

Rashel Kolaneci

Françeska Jaçe

Rihanna

Enca