“MA DHURUAN NË SKENË…”/ Aurela Gaçe tregon gjestin dhe dhuratën e veçantë të ndjekësve nga Kosova (FOTO) – AlpeGossip
“MA DHURUAN NË SKENË…”/ Aurela Gaçe tregon gjestin dhe dhuratën e veçantë të ndjekësve nga Kosova (FOTO)

“MA DHURUAN NË SKENË…”/ Aurela Gaçe tregon gjestin dhe dhuratën e veçantë të ndjekësve nga Kosova (FOTO)

Këngëtarja e njohur, Aurela Gaçe, ka treguar me postimin e fundit në llogarinë e saj një nga surprizat më të bukura nga fansat e saj. Ajo ka zbuluar se xhupin me të cilin është fotografuar e ka dhuratë nga disa ndjekës, që e kanë ndjekur gjatë mbrëmjeve me muzikën ‘live’.

“Më mirë i shkul vetë leshtë e mi, se të mi shkulin te tjerët 😅😛

Ps. Kete xhupin ma kanë bere dhurate ne skenë!Duke kenduar , me afrohet nje familje , me dhuruan dicka te mbështjellë bukur, e me thone ,-mendojmë se i afrohet stilit tënd !
“Jemi nga Kosova” -thane e u larguan.

Nuk arrita ti falenderoj aty ashtu sic doja pasi vazhdoja kengen e s’mund ta hapja kutine😅.

Vertete i ja keni qëlluar stilit tim. ❤”, ka shkruar Aurela krah fotos së fundit në llogarinë e saj. Me siguri ky gjest i ngrohtë i ka dhuruar shumë lumturi artistes, e cila ka marrë gjithmonë shumë dashuri nga publiku.