NA PASKA SHPËTUAR/ Ja ku qenkan njohur Florian Agalliu dhe Elvana Gjata – AlpeGossip
NA PASKA SHPËTUAR/ Ja ku qenkan njohur Florian Agalliu dhe Elvana Gjata

NA PASKA SHPËTUAR/ Ja ku qenkan njohur Florian Agalliu dhe Elvana Gjata

Florian Agalliu është një nga moderatorët më simpatike të ekranit shqiptar. Tashmë jemi mësuar që figurën e tij ta shohim jo vetëm si drejtues të programeve, por dhe si aktor dhe një sportdashës shumë të madh. Së fundmi i ftuar në programin ‘Pop Culture’, Agalliu ka zbuluar se arsyeja kryesore e transformimit të tij fizik, ka qenë kinemaja.

Ndër të tjera ai ka treguar dhe se si u bë pjesë e filmit ‘2 Gisht Mjaltë’ me rolin e ‘Geri-t’. Floriani u shpreh se me Ermalin njihej vetëm përmes ekranit, ndërsa me këngëtaren, Elvana Gjata, ka qenë në një brez në shkollë kur ajo studionte për regji teatri, ndërsa Floriani për aktor. Ai shtoi se Gjata ka qenë e talentuar që në periudhën e studimeve për aktrim.

Agalliu tregoi gjithashtu se standardi për një aktor në filmin më të mirë në Shqipëri është paga 150mijë lekë dita. Ai shtoi se përpos rolit të ‘Geri-t’ në film, i cili ishte një djalë tepër i pasur, në jetën reale për jetën që ai bën, për punën që ushtron dhe njerëzit që rrethohet është më i pasuri