“NDARJET JANË TË VËSHTIRA DHE…”/ U ribashkuan 1 vit më parë, çifti i njohur shqiptar bëjnë plane për martesë (FOTO) – AlpeGossip
“NDARJET JANË TË VËSHTIRA DHE…”/ U ribashkuan 1 vit më parë, çifti i njohur shqiptar bëjnë plane për martesë (FOTO)

“NDARJET JANË TË VËSHTIRA DHE…”/ U ribashkuan 1 vit më parë, çifti i njohur shqiptar bëjnë plane për martesë (FOTO)

Një vit më parë, çifti shumë i komentuar i showbizit shqiptar, Heidi Lushtaku dhe Robin Krasniqi i dhanë fund lidhjes së tyre 4-vjeçare. Pak më vonë ndarjen e tyre e konfirmoi edhe Heidi, e cila në një status në rrjete sociale shkruante se ata nuk arritën ta ruajnë harmoninë dhe përkushtimin për njëri-tjetrin, duke përfunduar në vendimin e ndarjes.

“Ndarjet janë të vështira dhe aspak të këndshme, sidomos pas një periudhë afërsisht katërvjeçare, të cilën e kemi të mbushur me përjetime të këndshme dhe të hareshme. Nga pamundësia që ta ruajmë këtë harmoni, ekuilibër dhe përkushtim ndaj njëri-tjetrit në vijim, kemi vendosur para shtatë muajsh t’i japim fund fejesës sonë”, shkroi asokohe Heidi.

Mirëpo çifti kanë vendosur ta rindezin romancën mes tyre. Burime për “Prive” konfirmuan pak kohe me pare se Heidi dhe Robin janë ribashkuar, duke i dhënë një tjetër shans njëri-tjetrit.

I ftuar mbreme ne “Shiko kush luan”, Robini tregoi se është e vërtetë që kanë patur një problem në lidhjen e tyre ashtu siç ka çdo çift, por gjërat nuk kanë përfunduar.

“Si çdo njeri që ka patur problem në lidhje edhe ne kemi pas, sidomos kohen e fundit, por nuk ka përfunduar çdo gje”

Madje në intervistën e dedikuar Robin Krasniqit e titulluar “Kampion në boks dhe në jetë!” Krasniqi na pranoi se ka patur plane për martesë këtë vit, por njësoj si shumë çifteve të tjera, këto plane ua ka prishur Covid-19.