NISI THJESHT SI NJË LOJË…/ “NETFLIX” iu bën thirrje njerëzve të ndalojnë sfidën “BIRD BOX” (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
NISI THJESHT SI NJË LOJË…/ “NETFLIX” iu bën thirrje njerëzve të ndalojnë sfidën “BIRD BOX” (FOTO+VIDEO)

NISI THJESHT SI NJË LOJË…/ “NETFLIX” iu bën thirrje njerëzve të ndalojnë sfidën “BIRD BOX” (FOTO+VIDEO)

Filmi horror “Bird Box” i publikuar pak kohë më parë, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me fabulën e tij, ku në thelb kishte të bënte me një lojë të frikshme: të lidhësh sytë dhe të ndërmarrësh sfida të ndryshme, shpesh dhe të rrezikshme. Shumë të rinj dhe te reja filluan ta kthenin këtë pjesë të filmit, në një sfidë në jetën e tyre reale.

Mirëpo duket se gjendja sa vjen e bëhet kritike pasi loja mund të sjellë pasoja jo të vogla. Prandaj, Netflix  u ka bërë thirrje fansave të mos bëjnë më diçka të tillë në përditshmërinë e tyre.

Shumë qytetarë nga e gjithë bota kanë publikuar videot gjatë momenteve të sfidës. Fatmirësisht deri më tani dëmet nuk kane qenë serioze për asnjë. Megjithatë për të parandaluar çdo rrezik, Netflix u ka bërë thirrje të gjithëve për t’i dhënë fund kësaj “çmendurie” pasi mund të përshkallëzohet dhe të përfundojë në lëndime.