NJË ARTIST MODEL SI ERMAL META/ Këngëtari shqiptar rrëfen të pathënat e jetës së tij (VIDEO) – AlpeGossip
NJË ARTIST MODEL SI ERMAL META/ Këngëtari shqiptar rrëfen të pathënat e jetës së tij (VIDEO)

NJË ARTIST MODEL SI ERMAL META/ Këngëtari shqiptar rrëfen të pathënat e jetës së tij (VIDEO)

Mbrëmjen e sotme Ermal Meta ka mbajtur një nga koncertet më madhështore në ‘Pallatin e Kongreseve’ së bashku me katër artistë italianë të GnuQuartet.

Pak përpara nisjes së koncertit këngëtari me origjinë shqiptare përballë një interviste me Iva Tiçon për ‘Tirana Post’ ka rrëfyer shumë të pathëna mbi jetën dhe karrierën e tij.

Ndryshe nga ç’kishim mësuar më parë, artisti ka treguar se nuk ka studiuar asnjëherë muzikë, përveç një viti në shkollën e muzikës në Fier. “Kam bërë vetëm 1 vit. Mbaj mend atë shkopin e gjatë që kishte mësuesja dhe na godiste tek duart. Studioja piano. Edhe në Itali kam vazhduar vetë, nuk kam bërë shkollë muzike.

Pianon e mësova vetë edhe kitarën, pa kurse”, – ka rrëfyer këngëtari shqiptar. Më tej Ermali ka treguar se ka marrë pjesë 5 herë në ‘Sanremo’, në fillim thjesht si instrumentist e derisa u shpall fitues. Pavarësisht se në sytë e të gjithëve mund të shihet si një arritje e madhe, Meta ka thënë se vazhdon të ketë ende shumë ëndrra, por nuk dëshiron që t’i ndajë me të tjerët. Ndryshe nga pjesa më e madhe e personazheve të njohur, ai ka treguar se nuk i pëlqejnë festat dhe vëmendja përtej muzikës.