Përveç impenjimeve me eventet e ndryshme, Jona Spahiu ka treguar se një pjesë të mirë të kohës e kalon me vogëlushin e saj, Raiden. Së fundmi ajo ka publikuar një foto të djalit, i cili duket se po shijon maksimalisht natyrën dhe liqenin.
“Nuk e di se si mund të jem kaq me fat”, ka shkruar Jona krah postimit të fundit në llogarinë e saj.
Ajo çfarë bie në sy është fakti se Raiden është rritur tashmë dhe duket se shijon momentet më të bukura me mamin.
Kujtojmë se përveç kohës me të birin, Jona ndan herë pas here edhe foto të ndryshme të veshjeve të saj, duke frymëzuar jo pak ndjekës.