Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, u krijua një debat në lidhje me keqkuptimet që krijojnë të rinjtë e sotëm me famën e artistëve që shohin.
Moderatoret e programit folën për mënyrën se si ylli televiziv, Kim Kardashian, u bë e famshme dhe si e komentojnë të rinjtë famën e saj. Dhe moderatoret ishin ndarë në dy pjesë, ato që e mbështesnin mënyrën se si Kim e krijoi famën dhe ato që e kundërshtonin.
Fatma Haxhialiu u shpreh se pavarësisht famës që ka marrë Kim Kardashian ka vendosur të shkollohet duke marrë diplomën e avokatisë sepse ajo e plotësonte.
“Mua më shqetësojnë njerëzit që e shohin Kimin nga ana sipërfaqësore. Shembujt që shohim duhet t’i futesh më thellë”, shtoi më tej ajo.
Kjo vjen si pasojë e shembujve që shohin të rinjtë dhe zgjedhin mënyrën e gabuar të krijojnë famën e tyre.
Ne jetojmë në epokën digjitale, ku kemi më shumë mundësi për të bërë para dhe krijuar famë.
Mesazhi i moderatoreve ishte i qartë teksa mundoheshin të shpjegonin se duhet të shohim më shumë se thjesht famën, përtej pjesës sipërfaqësore.