Fiori Dardha mbetet një nga moderatoret më të dashura për publikun, por edhe ndër më të komentuarat në media duke qenë se publiku ka gjithnjë kuriozitet të dijë më shumë rreth saj, sidomos për jetën private.
Pas 12 vitesh bashkë, Fiori u martua me bashkëshortin e saj, Donardin dy vite më parë me një dasmë përrallore për të cilën folën të gjithë. Dëshmitar në dasmë ishte edhe djali i tyre, Abeli.
E ftuar sot në “Piter Pan”, Fiori zbuloi se Abeli ka një motër. “Abeli e ka një motër, por kam përshtypjen që e do një motër tjetër. Nuk e do vëlla, do që të ketë një motër”, u shpreh moderatorja kur u pyet pse nuk i ka bërë ende një motër Abelit.
Motra e Abelit është vajza që bashkëshorti i Fiorit ka nga martesa e tij e parë. Me siguri Abeli do të ndihej edhe më shumë i lumtur nëse Fiori do t’i dhuronte edhe një motër tjetër.
Burimi: Revista Class