PAS 17 VITESH MUNGESË/ Eranda Libohova rikthehet në festivalin e këngës – AlpeGossip
PAS 17 VITESH MUNGESË/ Eranda Libohova rikthehet në festivalin e këngës

PAS 17 VITESH MUNGESË/ Eranda Libohova rikthehet në festivalin e këngës

Eranda Libohova është një nga këngëtaret më të dashura për shqiptarët. Balada e saj e fundit ‘Pres të më thërrmosh’, pati një sukses të jashtëzakonshëm dhe dëgjohet kudo. Mirëpo artistja shqiptare ka shumë vite që është shkëputur nga festivalet dhe është shprehur se i mungon të kënduarit ‘live’.

E ftuar në “Lart e Poshtë”, në RTSH, Eranda u shpreh: “Kam një sekret të cilin po e ndaj për publikun. Unë kam dëshirë të marr pjesë në festivalin e këngës. Më pëlqen të këndoj ‘live’ dhe e dua skenën, orkestrën dhe mendoj se do të rikthehem, jo sepse dua ‘Eurovizionin’, por sepse e dua muzikën.”

Këngëtarja i mungon skenës së “Festivalit të Këngës në RTSH” prej 17 vjetësh.